“Je i pa ndalshëm, ti e rrite Shqipërinë”, studentja e nis fjalën me lavde për Ramën, protestuesit i heqin mikrofonin

Një protestuese teksa ka marrë fjalën në sheshin përpara Kryeministrisë, ka nisur të lavdërojë Edi Ramën.

Protestuesit pasi e kanë dëgjuar i kanë ndërprerë menjëherë fjalën.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet.

Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që e kanë cilësuar si provokim fjalën e saj dhe ia kanë hequr mikrofonin nga dora, duke vijuar me linjën e tyre të diskutimeve.

“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja./albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 18:39