“Je bullist”, Gjekmarkaj debat me Dudushin: Ça e ke këtë gjuhë rrugaçe me mua?

Debate të forta ka pasur mbrëmjen e sotme në studion e Top Story. Protagonistë kanë qenë deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj dhe gazetari Alban Dudushi.

Gjekmarkaj tha se protesta dje u udhëhoq nga qytetarët që duan rrëzimin e qeverisë, ndërsa Dudushi tha se “koka” e kësaj proteste ishte online, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga banesa mbajti fjalën e tij online për demokratët.

Gjekmarkaj: Ka pasur një fluks qytetarësh që mbase nuk e votojnë PD, por duan të kenë opozitë, Kjo do reflektojë, sheshin e mori qytetari në dorë. E futi në ekuacion Partinë Demokratike

Dudushi: The ca gjëra që nuk mund ti lëmë

Gjekmarkaj: Nuk ti lë farë se kam dëgjuar 15 minuta

Dudushi: Të thuash që merita e kësaj proteste ishte pa kokë, koka ishte online. Protesta u bë për Sali Berishën kjo nuk do as men as kalem. Ajo që thua ti kthehet në propagandë

Gjekmarkaj: Unë të dëgjova me vëmendje pa të ndërprerë asgjë. Tani ti fillon

Dudushi: Mos thuaj gënjeshtra

Gjekmarkaj: Ce ke këtë gjuhë, është gjuhë rrugaçe.

Dudushi: Unë nuk po të fyej them kujdes mos thuaj gënjeshtra.

Gjekmarkaj: Ore fol tamam, kur të mbaroj unë fol ça të duash, Ti nuk do që unë të çoj një fjali deri në fund. Je bullist, ke logjikë prej njeriu të çuditshëm.


Shtuar 21.02.2024 23:23