Javët ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Konkurrencë mes ambasadorëve, prezenca e tyre në Shqipëri

Ditën e sotme ka startuar nisma e “Javëve ndërkombëtare Kulturore”, në vendin tonë.

Nga sheshi “Skënderbej: kryeministri Rama tha se është i lumtur që  aktiviteti do të startojë me Francën.

Rama: Sot  ne startojmë programin e ri të javëve ndërkombëtare të kulturës, një program që synon të sjellë në vendin tonë kultura, aktivitete, artistë, njerëz të fushave të ndryshme por edhe tradita ë të festuarit, gatimit në Tiranë dhe jo vetëm. Është një program që do t’i japë mundësinë qytetarëve që të mund të shijojnë aktivitete të natyrave nga më të ndryshmet. Në këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave të njohjes, i sa më shumë urave të eksperiencave nga më të ndryshme dhe urave të bashkëpunimit. Qëllimi nuk është të konsumojmë aktivitet e qe fillojnë e mbarojnë, por të krijojmë mundësi për njerëzit tanë në të gjitha ato fusha që prej ky program që pastaj të vazhdojnë me bashkëpunimet e tyre. Do fillojë të ndezë konkurrencë mes vetë përfaqsieve këtu, mes vetë ambasadorëve për të bërë sa më shumë prezent vendin e tyre dhe për të sjellë sa më shumë larmi në javët ndërkombëtare të kulturës. Ky program synon të kthehet në traditë.ky është fillimi i një aventure të re kulturore. Franca është ajo që e hap këtë program. Sot ne të gjithë jemi këtu pas një dite të shënuar në Francë, Macron është jo vetëm Presidenti i Francës por dhe një prej shtyllave mbajtëse të gjithë BE-së. Ne të gjithë jemi të gëzuar nga rezultati i djeshëm në Francë./albeu.com