Javët e fundit si kryeministër, Johnson: Të fokusohemi më pak te politika dhe më shumë te njerëzit

Në paraqitjen e tij të parë publike që nga dorëheqja si lider konservator, Boris Johnson thotë se është “i vendosur” të japë mandatin në të cilin u zgjodh në 2019 gjatë javëve të tij të fundit si kryeministër.

Ai gjithashtu pretendon se publiku britanik është më i lumtur sa më pak të diskutohet “politika në Westminster”.

“Jam i vendosur të vazhdoj dhe të dorëzoj mandatin që na është dhënë, por puna ime është me të vërtetë vetëm të mbikëqyr procesin në javët e ardhshme dhe jam i sigurt se rezultati do të jetë i mirë,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Institutin Francis Crick në Londër.

“Sa më shumë të fokusohemi te njerëzit, te njerëzit që na zgjedhin… Sa më shumë të flasim për të ardhmen që po përpiqemi të ndërtojmë, aq më pak flasim për politikën në Westminster, aq më të lumtur do të jemi në përgjithësi”, ka thënë Johnson.

Kujtojmë se lista e njerëzve që shpresojnë të zëvendësojnë kryeministrin aktualisht është 11, por pritet të rritet./albeu.com


Shtuar 11.07.2022 14:33