“Javë trazirash”, parashikimi javor i horoskopit 13-19 nëntor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë sa e qetë por dhe me shumë zhvillime. Është një javë ku duhet të jemi të vëmendshëm ku hedhim hapin, ndaj kujdes! Fokusi më i madh i javës është tek puna dhe ekonomia duke qenë se kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fillimin e javës, e cila na jep mundësi për mbylljen e konflikteve dhe problemeve si dhe mundësi në nisma të reja.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 13-19 nëntor 2023.

Dashi

Përsa i përket shenjës së Dashit kemi ndikime shumë pozitive për shumë arsye, sepse një trekëndësh që bën Plutoni me Mërkurin ndihmojnë në çështje të rëndësishme, por jo vetëm kaq… kemi dhe një ndikim shumë pozitiv në lidhje me Hënën. Hëna e re në shenjën e Akrepit ju ndihmon shumë juve të shenjës së Dashit, përsa i përket çështjeve të mëdha që kanë të bëjnë me punën dhe vazhdimësinë. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore pak vëmendje duhet të bëni nëse keni lidhje me Ujor apo me Virgjëreshë, duhet të jeni të kujdesshëm. Mos u nxitoni në marrje vendimesh! Nëse keni një lidhje të largët e cila do të përfundojë më sukses, shance shumë të mira ka me Akrep të 10-të ditëshit të tretë.

Demi

Ju të shenjës së Demit jeni në një moment mjaft të mirë, pasi ndikimi i Hënës në Akrep është shumë i madh tek ju, duke qenë se e keni përballë. Përfitojnë shumë sidomos 10-të ditëshi i tretë i Demit në këtë Hënë të re dhe e filloni javën me një trekëndësh perfekt. Hëna e re, Afërdita guvernatori juaj ndihmon shumë në bisedime të rëndësishme ekonomike-financiare dhe makroekonomike. Gjithashtu disa çështje të brendshme do t’i zgjidhni pikërisht përgjatë kësaj jave, pasi është një kohë e përshatshme, stabilizuese dhe është periudha më ë mirë dhe sfiduese në vazhdimësi. Ju presin sfida të rëndësishme në fushën e punës dhe të karrierës! Ndërsa në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë dhe Luan të 10-të ditëshit të tretë janë perfekte, vëmendje me Bricjap të 10-të ditëshit të dytë, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç i prisnit.

Binjakët

Shenja e ajrit, duket se Mërkuri, guvernatori juaj në një trekëndësh me Afërditën do të ndikojë në një vendim që do të merrni, i cili do të jetë një vendim historik për ju, me vështirësi, me dallgë të fuqishme që keni kaluar dhe po kaloni, por do të dilni fitimtar në fund, sepse koha ka treguar se jeni me shumë fat në çështjet që lidhen me anën ekonomike-financiare, në lidhje me disa takime shumë të rëndësishme, të cilat në fakt nuk janë të rastësishme dhe lidhen me punën dhe karrierën tuaj. Duket se është një javë pozitive, do të keni mundësi në ndryshime në fushën e punës tuaj. Një bisedë e rëndësishme është mirë që t’a bëni sot pasdite, sepse do t’ju ndihmojë shumë në lidhje me disa çështje finance, është momenti për të arritur qëllimin tuaj. Është një javë shumë e fuqishme me angazhime të mëdha që do të keni, nuk përjashtohet mundësia t’ju bëhet dhe një ofertë për rritje në detyrë. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore të 10-të ditëshit të parë dhe Peshk të 10-të ditëshit të tretë duket se gjërat janë më mirë dhe mjaft pozitive.

Gaforrja

Duket se Gaforret fokusin e kanë në rëndësinë e fushës ekonomike, gjithashtu keni dhe disa mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë në çështjet e punës tuaj. Edhe pse me pak debate e filloni këtë javë, por Gaforret nuk e kanë shumë problem sepse dinë se çfarë bëjnë. Por gjithsesi, këtë javë duhet të bëni kujdes ju të shenjës së Gaforres, sidomos në lidhje me punën. Guvernatori juaj Hëna, në shenjën e Akrepit është në një vend që nuk i pëlqen shumë, por në krahun tjetër ka ndikime mjaft të mira favorite për stabilizimin, për ndryshimin, për takime dhe mundësi të reja që do të keni tani e tutje. Pozitive duket fusha ekonomike financiare, gjithashtu në fushën shpirtërore diçka shumë e mirë duket në lidhje me Ujor dhe Akrep si dhe me Dash të 10-të ditëshit të dytë.

Luani

Kjo javë është një javë e mirë për Luanët, mund të keni ndikime dhe ndryshime në fushën e punës tuaj, edhe pse mund të mos ju pëlqejnë disa gjëra që ju doni t’i ndryshoni, por vjen momenti i duhur i ndryshimit, duan apo nuk duan të tjerët ju do t’a bëni ndryshimin e duhur. Ndërsa në anën ekonomike duhet të bëni pak kujdes, pasi është një periudhë mjaft e vështirë në këtë drejtim, por gjithsesi ju keni një mundësi në lidhje me punën dhe në lidhje me disa takime të rëndësishme që do të bëni pikërisht në këtë javë, sepse është java e sukseseve dhe e mundësive të reja që mund të keni tani e tutje. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë, me Dem të 10-të ditëshit të tretë duket se janë të mbara, por me Binjak është momenti më perfekt.

Virgjëresha

Është një periudhë mjaft e mirë, me zhvillime të reja që keni tani e tutje në punën tuaj aktuale, ku do të keni mundësi në zgjidhjen e disa çështjeve delikate, por ajo çka do të duket më tepër është një moment i mirë pune në lidhje me karrierën. Në këtë fushë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga ana juaj, sepse ju e dini shumë mirë se ku do të shkoni dhe i keni mjaft të qarta synimet tuaja. Bëni pak kujdes nga disa takime që mund të bëni sot, mund të jenë takime pozitive, mund të jenë takime afatgjata në lidhje me punën tuaj, por keni kujdes që të mos nxitoheni dhe nuk është në të mirën tuaj përsa i përket disa ndryshimeve që mund të keni gjatë javës. Do të jeni objekt bisede në favorin tuaj kësaj jave përsa i përket cilësive tuaja profesionale. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem të 10-të ditëshit të parë dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të tretë duket se gjërat janë në rrugë të mbarë, ndërsa pak vëmendje duhet të bëni me Peshk.

Peshorja

Në një farë mënyre Peshoret janë koshientë në atë çka bëjnë sepse janë me të drejtën e tyre, edhe pse ndonjëherë kjo gjë nuk vlerësohet nga të tjerët. Duket se në këtë javë shumë gjëra do dalin në dritë, do dalin në pah, shumë gjëra do gjejnë mënyrën dhe kohën e duhur për stabilizimin sidomos në çështjet ekonomike financiare, është diçka shumë e madhe që do të diktojë dhe ndikojë në favorin tuaj dhe është pikërisht ky moment, është pikërisht kjo periudhë që është e mirë dhe fantastike përsa i përket vazhdimësisë dhe disa ndryshimeve të mëdha që do të keni tani e tutje. Por në lidhje më çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, këtu duhet patur kujdes, disa problematika që keni pasur me Binjak të 10-të ditëshit të parë dhe me Luan të 10-të ditëshit të tretë mundohuni të gjeni një zgjidhje, kurse me Gaforre gjeni gjuhën e komunikimit se mund të keni probleme më vonë.

Akrepi

Keni momentin, keni mundësinë, me Hënën e re në shenjën tuaj që do t’ju japë forcë, do t’ju japë lumturinë e duhur dhe në fushën e karrierës tuaj pse jo… Këto 14 ditë që do pasojnë kanë të bëjnë shumë me ndryshimin e madh që do të keni. Është një mundësi shumë e mirë dhe tepër pozitive në vazhdimësi të punës tuaj dhe të karrierës tuaj. Është një moment mjaft i mirë dhe tepër pozitiv, jeni në kohën dhe momentin e duhur për gjithçka mund të ndodhë. Është koha juaj më e mirë dhe më fantastike për punën, karrierën dhe anën ekonomike financiare. Duket se tani, me një shitje që do të bëni përgjatë kësaj jave keni mundësinë të prezantoni një çështje të re pune. Kjo punë do t’ju japë shumë mundësi në anën ekonomike. Ndërsa në çështjet shpirtërore në lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të parë, me Dash të 10-të ditëshit të tretë duhet të bëni pak kujdes, kurse me Binjak duket se gjërat janë pozitive dhe jo problematike.

Shigjetari

Duket se Shigjetarët në anën ekonomike kanë disa dilema, por do t’ia dalin. Është një kohë tani që çdo gjë që bëjnë, çdo gjë që arrijnë janë në momentin dhe kohën e duhur për të stabilizuar çështjet ekonomike financiare, për të arritur atje ku dëshirojnë. Edhe pse kjo periudhë ka qenë një periudhë me uljet dhe ngritjet e veta, ju keni ditur t’ia dilni me sukses në fushën e karrierës tuaj, kurse në çështje që lidhen me disa takime, është e mira që të mund t’i shtyni për një moment tjetër. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luan të 10-të ditëshit të parë, me Dash të 10-të ditëshit të tretë është perfektja, kurse pak vëmendje duhet të bëni me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë dhe me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të parë.

Bricjapi

Duket se tani Bricjapët kanë një kohë të përshtatshme, vendimtare në punën e tyre sepse është koha dhe momenti më i mirë i mundshëm për të stabilizuar ekonominë dhe për të arritur aty ku ju dëshironi. Është periudha më e mirë, shumë pozitive dhe madje i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar ekonominë tuaj, keni të gjitha mundësitë për të arritur në finishin tuaj në anën financiare. Në lidhje me disa ndryshime të mëdha që do të bëni tani e tutje, nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse koha ka treguar që jeni me shumë fat në fushën ekonomike dhe jo vetëm… Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap të 10-të ditëshit të parë, me Dem të 10-të ditëshit të tretë duket se gjërat janë fantastike dhe mjaft të mira, ndërsa me Luan të 10-të ditëshit të dytë duket se duhet të bëni pak kujdes në bisedime apo në bashkëpunime.

Ujori

Në fakt Ujorët tani në këtë periudhë e në vazhdim kanë mundësinë për të zgjidhur një ngërç në fushën ekonomike. Ju dini shumë mirë se çfarë kërkoni dhe çfarë bëni, kjo është periudha më e mirë e mundshme për të stabilizuar ekonominë, për të arritur aty ku ju dëshironi. Do lodheni pak, por kjo lodhje ka për t’ia vlejtur për arsye të punës dhe karrierës tuaj, por jo vetëm kaq, keni të bëni dhe me mundësi të reja në fushën e karrierës. Është një moment mjaft i mirë, është një moment pozitiv për të arritur në finishin tuaj dhe për të parë se çfarë do të bëni në vazhdimësi. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë, me Gaforre të 10-të ditëshit të tretë, duket se gjërat janë në favorin tuaj dhe nuk ka diçka për t’u shqetësuar, kurse një lidhje e largët duket se është e afërt për arsye të punës tuaj dhe të vazhdimësisë.

Peshqit

Pikërisht kjo javë që filloni tani është një javë mjaft e mirë me lodhjet e veta në fakt. Por, Peshqit duket se duhet të bëjnë pak kujdes përsa i përket kësaj periudhe, sepse është një periudhë që ndryshe mendojnë, ndryshe veprojnë, arrijnë atje ku duan, por lodhen shumë dhe kjo periudhë vërtetë kërkon kohën, kërkon vendime, kërkon çështje të reja në ekonomi, në stabilizime, në ndryshime. Gjithsesi mundohuni që të jeni paksa të duruar në atë çka doni të bëni! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak të 10-të ditëshit të parë dhe Akrep të 10-të ditëshit të tretë duket se çdo gjë është në rrugën e duhur, ndërsa duhet të bëni pak kujdes me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë.


Shtuar 13.11.2023 11:22