Java ka nisur keq për monedhat e huaja në raport me lekun, i cili është forcuar ndjeshëm në raport me të gjitha. Sipas Bankës së Shqipërisë, është forcuar sot si ndaj euros, ashtu edhe ndaj dollarit dhe paundit.
Raportohet se një euro u këmbye sot me mesatarisht 107.04 lekë, duke humbur 0.56 pikë vetëm brenda pak orësh në raport me lekun, kurse një dollar u këmbye me 98.23 pikë duke pësuar rënie të madhe me -0.92 pikë në raport me lekun.
E njëjta situatë është shënuar edhe në kursin e këmbimit mes lekut dhe paundit, ku ky i fundit është zhvlerësuar sot me -0.84 pikë në raport me monedhën tonë kombëtare. /albeu.com