Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimi e Horoskopit për javën e fundit të vitit.
E ftuar në Vizion Plus, Gjini ka treguar se cilat shenja do të jenë më të përkëdhelura nga fati gjatë kësaj periudhe.
Dashi
Është një javë që sjell mundësinë për të gjetur ekulibrat në familje dhe çift. Bashkimi i mërkurit me marsit, interferon te dashi nëse bën lëvizje të nxituar ekonomike. Kryesorja është të mos veprojnë në varësi të çfarë informacioni vjen në veshin e tyre. Ka një tendencë për të patur informacion të gabuar me qëllim të keq. Mendohuni dy herë para se të veproni deri në datën 2 janar. Nga data 3 mund të rikthehen sërish në implusivtitetin e tyre.
Demi
Venusi ballë për ballë në këtë hyrje me neptunin te peshqit i favorizon shumë në lidhjë me çështje të ekonomisë apo projektimin e zhvillimeve ekonomike.
Në datën 31 planeti i fatit do të bëjë një lëvizje të përshpejtuar për ndryshimet ekonomike.
Në raportet në çift nuk ka vend për debate dhe keqkuptime.Lërini për pas janatrit.
Binjakët
Nga nëser në vazhdimësi kanë një tendencë të fortë për të keqkuptuar dhe për të mosbesuar atë që kanë përballë. Do të duhet të jenë të kujdesshëm. Ka që në datën 13 e deri në datën 27 çdo veprim duket sikur bie mbi mure.
Për vitin e ri ndryshon atmosfera. Dita e sotme dhe datat 29 e në vazhdimësi janë ditë të mira për binjakët.
Gaforrja
Duket sikur kjo hënë e plotë ndodh te ju. Tendenca është që do keni nevojë për të qëndruar me njërëz që i doni dhe ju bëjnë të ndiheni rehat. Kjo është dëshira juaj, por deri në momentin e fundit të vitit jeni të detyruar të jeni në punë dhe përgjegjësitë tuaja.
Luani
Do të duhet të jenë të kujdësshëm nga virozat e kohës. Është një tëndencë e fortë që nga nesër deri në datën 2. Vishuni mirë për festa.
Përsa i përket dhuratave dhe shpërndarjes së dashurisë do të kenë mundësi sa të duan.
Virgjëresha
Duhet të shtyni planet për më vonë, ose çdo plan do përballet me vështirësi të jashtëzaakonshme që në fund nuk ja vlen, flitet në kuadër të bashkëpunimit.
Peshorja
Duhet të jenë të kujdesshëm me fizikun e tyre. Dotë kenë vështirësi në shoqëri. Jini të kujdesshëm në komunikim në raport me njerëzit që i përkasin rrjetit social të peshores.
Akrepi
Janë më të privilegjuarit e kësaj periudhe. Por, mund të stresohen nga harxhimet e tepruara. Gjithsesi është një javë që do t’i lë të shijojnë ngjyrat e dashurisë në maksimum.
Shigjetari
Do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm me makinën. Levizjet me makinë dhe mjetet e transportit. Nuk është aspak koha që të kombinohet alkoli me makinën. Kujdes në këtë aspekt deri në datën 13 janar. Përdorni taksi.
Nga shigjetarët mund të dëgjojmë edhe propozime shumë të bukura për martesë.
Bricjapi
Fundi i javës, ndërrimi i viteve do t’i shplodh dhe do t’i rehatojë. Që nga sot të mos marrin iniciativa vetë. T’i lene në dorë të dikujt tjetër, sepse nëse i marrin vete nuk do shkojë sic duhet.
Ndjesinë e fatit do ta ndjejnë pavarësisht tranzitit të plutonit.
Ujori
Hëna e plotë jep lajme të shumë mira për prindërit ose fëmijëve. Rrezikshmëri për tu ftohur, kujdes me fizikun.
Nga mesi i javës gjërat do të përshpejtohen. Ujorët do të kenë impenjime profesionale deri momentin e fundit të ndërrimit të viteve.
Peshqit
Kanë dy hyrje shumë serioze. Staurni që interferon drejtpërdrejtë në vështirësi emocionale. Do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm si do ta menaxhojnë veten.
Disa nga peshqit mund të jetojnë emocione të forta të dashurive të reja. Mos bëni levizje të nxituara ekonomike.