Jasiri dhe Giota fshijnë gjurmët e dashurisë në IG – a ka marrë fund lidhja e tyre?

Duket se një tjetër çift i njohur ka zgjedhur të ndjekë rrugë të ndara. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, dhe partnerja e tij, Giota, kanë fshirë çdo foto të përbashkët nga Instagram dhe nuk ndiqen më mes tyre – një sinjal i qartë që fansat e kanë interpretuar si ndarje.

Dyshja, që në verën e kaluar ndanë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke treguar se gjithçka nisi me një mesazh në Instagram, duket se i kanë dhënë fund romancës.

Edhe pse asnjëri nuk ka reaguar drejtpërdrejt për të konfirmuar ndarjen, heshtja dhe ndryshimet e dukshme në profilin e tyre flasin vetë. A është kjo thjesht një pauzë, apo fundi i një historie që dikur dukej premtuese? Mbetet të shihet në vazhdim.


Shtuar 30.04.2025 13:23

Tags: ,