Japonia vendos sanksione te reja ndaj Rusisë, ngrin asetet e familjes së Putinit dhe Lavrovit

Japonia vendosi sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të Presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Maria Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit.

Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrovit./albeu.com


Shtuar 12.04.2022 08:11