Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një konferencë për mediat se tre policët e rrëmbyer janë vizituar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.
Policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe, i cili ka qenë i njëjti edhe kur janë pyetur ndaras.
Kurti tha e në momentin që janë rrëmbyer, policët kanë qenë duke ngrënë drekë.
“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha ai.
Sipas Kurtit, kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që “dëshirojnë të jenë skeptikë”.
“Dëshmitë që posedojnë institucionet tona dhe dëshmia e tre policëve dëshmojnë qartë që ishin brenda territorit”.
Kurti tha se u ushtrua agresion nga Serbia “sepse po luftohet krimi i organizuar. “
Për këtë hakmarrje çnjerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga të gjithë partnerët tonë”, tha Kurti.