“Janë kapur institucionet…”, dalin “në shesh” e-mailet me denoncime të mbërritura në adresën e kryeministrit Rama (FOTO LAJM)

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi kibernetik mbi ëeb-et e administratës.

Nga sulmi kibernetik, kanë dalë email-et më denoncime të dërguara në adresë të kryeministrit Rama.

Një faqe në rrjet e quajtur “Homeland Justice” ose ndryshe “Drejtësia e Atdheut”, prej disa javësh ka bërë publike dokumente zyrtare të institucioneve shqiptare.

Ndërkohë që ditën e sotme ka publikuar edhe e-mailet që kanë arritur në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Siç edhe lexohet në dokumente, një pjesë e e-maileve lidhen me denoncimet e qytetarëve por dhe të zyrtarëve të administratës të cilët tregojnë se çfarë ndodh brenda institucioneve tona.

Ajo që vihet re është se shumica e denoncimeve lidhen me tenderat, por edhe me sjelljen e drejtuesve në burgje apo institucionet arsimore.

Ndërkohë në e-mailin e kryeministrit shihen edhe kërkesa nga shtetas dhe kompani të huaja të cilat ofrojnë shërbime për Covid, siç është prodhimi i maskave.


Shtuar 2.08.2022 16:38