Amos Oz është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të ditëve tona në Izrael, autor i 40 librave dhe i përkthyer në 45 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Amos Oz ka lindur më 4 maj 1939 në Jeruzalem dhe është diplomuar në vitin 1965 në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit për filozofi dhe letërsi hebreje. Më pas e nisi punën si mësues i filozofisë dhe letërsisë. Jetën e tij ia kushtoi letërsisë dhe gazetarisë.
Ja çfarë shkruane Oz për Izraelin dhe Palestinën:
“Përplasja Izrael-Palestinë, luftë midis dy kurbaneve të kujt?! Arabët kanë qenë viktima të Europës nga imperializmi, kolonializmi, shfrytëzimi dhe përbuzja. Hebrenjtë kanë qenë viktima të Europës nga përndjekjet, përbuzja dhe genocidi. Konflikti mes tyre është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues.
Janë si dy fëmijë të të njëjtit baba!
Dy fëmijë të të njëjtit baba, të keq dhe të dhunshëm, nuk e duan njëri-tjetrin. Secili prej tyre shikon te tjetri fytyrën e babait: -Ti je njësoj si ai, jo ti je njësoj si ai-, i thonë ata njëri-tjetrit.
Kjo është gjendja mes arabëve dhe izraelitëve. Arabët i shikojnë izraelitët si vazhdimësi e Europës që me modernizimin e saj, me veglat e saj ka ardhur të shfrytëzojë Lindjen. Ne i shohim ata si kozakët, pasardhësit e përndjekësve tanë nga e kaluara, apo si nazistët që mes të tjerash vranë hebrenj për kënaqësinë e tyre. Ky është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues ku secili prej tyre shikon te tjetri vazhdimësinë e sunduesit. Asnjëherë nuk e kam parë konfliktin midis izraelitëve dhe arabëve si një betejë mes të mirëve dhe të këqinjve. Gjithmonë e kam parë këtë konflikt si një tragjedi, si një luftë mes së drejtës dhe të drejtës!”.