Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.
Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.
Oriola Pampuri mbante postin e zëdhënëses së grupit parlamentar Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliun, postin e sekretarit të grupit.
Ai theksoi se është e papranueshme që dëshirojnë të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.
Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për t’i dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme./vizionplus.tv