Janë 4 telefona dhe mbi 2700 mesazhe/ Berisha: Balluku te afera e tunelit të Llogarasë ka zbatuar porositë, bisedat me Evis Berberin janë të Ramës më shumë

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kreu demokrat, Sali Berisha, u shpreh se  aferat e Belinda Ballukut, llogariten në miliarda dollarë.

Ish-kryeministri theksoi se e pandehura e SPAK, si ministre ka administruar 12 miliardë euro fonde në infrastrukturën publike.

Gjithashtu, Berisha shtoi më tej se te afera e tunelit të Llogarasë, Balluku dhe Rama janë bashkë.

Sipas tij, mesazhet e shkëmbyera me Evis Berberin janë të kryeministrit më shumë.

Sali Berisha: Lubia si ministre ka administruar 12 mld euro dhe në çdo lloj përllogaritje mbi 10 mln janë të zhdukura pa nam e pa nishan. Të mos harrojëse në 12 vite taksa, djersë e mund të qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh sipas KLSH dhe BB në analizat që kanë bërë, është përlogaritur se 90 përqine tyre janë zhdukur.

Këto janë grabitje e plaçkitje. Tani kur një prokuror guxoi dhe ndoqi penalisht Lubinë, që vec të tjerash kishte rrëfyer gjithçka në mesazhe, emri i parë në ato afera ëhstë Edi Rama. Tuneli i Llogarasë, ka hajdut të parë Ramën. Askush të mos mendojë që Lubia është ndarë duar bosh, as ajo as ata që ka paritur ajo.

Lubia nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka zbatuar porositë e tij. Mesazhet me Evis Berberin janë të Ramës më shumë. Janë 4 telefona, mbi 2700 mesazhe në Telegram, Signal, WhatsApp etj. Vetëm në një telefon ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë


Shtuar 8.12.2025 15:13