Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO

Këtë të premte, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është paraqitur në Apelin e GJKKO.

Raportohet se në Apelin e Posaçëm, gjyqtare është Ilirjana Olldashi.

Malltezi është nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Seanca zhvillohet për zëvendësim mase dhe informacion, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Seanca në Apelin e GJKKO zhvillohet për Berishën dhe Malltezin.


Shtuar 13.09.2024 09:43