‘Jam shumë mashkull’. Pas bullizmit online, Mirud rikthehet për fitore?

Durim Morina, ose i njohur ndryshe me emrin e artit Mirud, është një ndër artistët e rinj premtues të skenës shqiptare. Në këtë vit të tretë të përfaqësimit të tij në Festivalin e Këngës, ai rrëfeu për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi se ka ardhur nga New York drejt Tiranës gati për të fituar festivalin.

“E kam të shkruar, do e fitoj (shaka) Nuk kam pasur plan të rikthehem, por pas performancës së Anxhela Peristerit jam inspiruar.” – shprehu ai mbi herën e tretë që përfaqësohet në Festivalin e Këngës.

Këtë vit, Mirud ka sjellë për publikun këngën “Për dreq”, një bashkëpunim me Kledi Bahitin. Ndërsa rikujtojmë se performanca e një viti më parë e këtij këngëtari ishte ndër më të komentuarat. Sipas tij, përjetoi një bullizëm virtual por kjo nuk e ndalon që të jap maksimumin në skenën e sivjetshme.

“Ato komente më lodhën shumë vitin e kaluar por tani kur i kujtoj më vjen të qesh. Siç e shikon këtë here jam shumë, shumë mashkull.” – shprehu Mirud.

Tashmë që këngët janë publike, kujt i trembet Mirudi në Festival?

“Të gjithëve, sepse nuk e pret. Por të gjithë duhet të tremben edhe nga unë.”

Një tjetër surprizë nga Mirud, i cili zbuloi se vitin tjetër mund të përfaqësojë New York-un në American Song Contest.


Shtuar 9.12.2021 19:01