reu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj vëllai të kryeministrit Rama, Olsi Rama.
Sipas Berishës, pas lajmeve për zhdukjen e Ervis Martinajt, i cili cilësohej si “mbreti” i basteve sportive, Olsi Rama ka marrë vendin e tij.
Mes të tjerash, Berisha u shpreh se është penduar që ka lejuar bastet në kohën kur qeveriste ndërsa ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë nëse kthehet në pushte.
Deklarata e Berishës:
Pas lajmeve për Ervis Martinin, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve
Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini.
Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.
Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën.
Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.
Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.
Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa.