“Jam komandant i Pentagonit”, plagosi efektivin, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj para hetuesve

Klered Bozhanaj, 42 vjeç, autor i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit.

Sakaq, policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore të shëndetit mendor të tij.

Kur është pyetur për rrethanat dhe motivin e ngjarjes, Bozhanaj ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”.

Ngjarja është referuar në prokurori me akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.”

Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së tij në Kinostudio.

Momenti i arrestimit

Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë dhe prangosën Bozhanajn, ndërsa armën tip pistoletë e kishte me fishekë në gojë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë krimit.

Burimet e policisë konfirmuan se 42-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai mësohet se është kthyer nga Italia në gusht të këtij viti, dhe sipas dëshmive nga të afërmit, ka shfaqur probleme psikologjike./Albeu.com


Shtuar 22.09.2023 10:16