Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se është i pari deputet që ka shkuar në burg me mandat. I ftuar në “ÇIM PEKA LIVE”, në SYRI TV, Salianji theksoi se u dorëzua pasi vetë ai donte që vëmendja të kthehej te çështja dhe jo tek ai. Ndër të tjera Salianji u shpreh se i vetmi element që e bën Kryeministrin Edi Rama të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon.
“Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat. I pari për të cilin e hodhën në burg Kushtetutën. U dorëzova sepse doja që vëmendja të kthehej te çështja jo tek unë. Kjo nuk nisi vetëm me këtë çështje ishte e hapur. Me Edi Ramën po fitove futësh në burg, si rasti i Belerit dhe rasti im. I vetmi element që e bën Ramën të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon. Pra nuk është çështje partie, por vetëm personi se kush e shqetëson atë si individ,” tha Salianji.