“Jam i dashuruar me Eglin, por ma mori…”/ Klajdi shpreh pëlqim për banoren e ‘BBV’?

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mbërriti një zarf i papritur, i cili sjell një njoftim për banorët: do të mbahej një konferencë për shtyp për dy të nominuarit e kësaj jave, Xumin dhe Eglin. Zarfi u hap nga Aldo dhe i dha mundësinë dyshes së nominuar të përgjigjej pyetjeve të shumta të banorëve të tjerë.

Përgjigjet ishin të shumta, por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë ka qenë një deklaratë e Klajdit. Ai tha se pavarësisht që Xumi kishte fituar simpatinë e tij, ishte e pamundur të mos binte në dashuri me një femër kaq të bukur dhe me personalitet kaq të jashtëzakonshëm si Egli.

“Duke marrë parasysh se e fitove pëlqimin e pjesës më të madhe të banorëve, të përgëzoj për këtë. Por siç jam i vërtetë, i drejtë dhe i sinqertë, do t’i ngelem deri në fund një mundësie për shokun tim Xumin. Edhe pse ma more zemrën me atë që the, por paralelisht edhe Xumi me shoqatën që ka për bamirësi”, tha Klajdi.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka deklaruar se ishte e pamundur të mos biesh në dashuri me një femër kaq të bukur dhe me super personalitet si Egli.

Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.


Shtuar 21.01.2025 17:12

Tags: ,