Gjykata e Posaçme ka hequr masën e arrestit me burg, ndaj ish zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda.
Kjo e fundit iu drejtua me kërkesë GJKKO-së, për shuarje mase, pasi i kanë përfunduar dënimi. Gjykata pas shqyrtimit, pranoi kërkesën e Vodës duke shuar masën e sigurisë ndaj saj.
Voda është shprehur se betejën për pafajësi do ta vazhdojë në Gjykatën e Apelit.krimit të organizuar me 10 muaj burg. Ish-zyrtarja e lartë u shpall fajtore për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ish zv.ministrja në prill të këtij viti u dënua nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe Voda u shpall fajtore për shkak se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, florinda Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.
Ato janë përgjuar teksa flisnin për dhënien e nja zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk./albeu. com