Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama është njësoj si Maduro. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Ai tha se mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin.
Sipas Berishës, Rama është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë, njëlloj si Maduro. Në fund, Berisha tha se në qoftë se Maduro ka përzënë nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Rama ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.
“Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordinerë të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte jo, jo, mos kujtoni se jam Maduro, se Shqipëria nuk ka naftë sa Venezuela. Sepse Shqipëria kështu e ashtu.
Tani u them unë se pse ky është Ramaduro. Sepse ky njëlloj si Ramaduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. Ka marrë mandatet e opozitës. Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë. Ky është sa Maduro për shqiptarët, se në qoftë se Maduro ka përzënëq nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Ramaduro ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.
Ky është më keq se Maduro sepse në qoftë se Maduro preferonte edhe ai pijet e forta, ky preferon verat 33 mijë euro shishen. Imagjinoni ju se ç’është ky. Dhe me Lindat e tij vjedh qindra e qindra milionë euro nga AKSHI. I zhduk ato në drejtime krejt të paditura. Në qoftë se Sesilia e Maduros merrte taksa për avionët e drogës, Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë.”

