I penduari i drejtësisë Erion Alibej, një nga personat kyç të përfshirë në disa ngjarje kriminale, ka dhënë një dëshmi tronditëse para togave të zeza në GJKKO lidhur me vrasjen e dy të rinjve, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në një episod që ai e përshkruan si të planifikuar me kujdes.
Në dëshminë e tij, Alibej tha se ai ka qenë financuesi i vrasjes së Dorian Shkozës.
Alibej tha se vrasjen e Dorian Shkozës, e porositi pasi ishte në kërkim të Talo Çelës.
“Vrasjen e Dorian Shkozës e kam porositur pasi kërkoja me çdo kusht Talo Çelën. Nga hetimi që bëra me Nuredinin mësova disa persona të tjerë që kishin marrë pjesë në vrasjen ndaj familjes sime. Nuredin Dumani më tha, që është person që ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi”, tha Alibej.
Lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdisë, Alibej tha se ai ishte në vendin dhe kohën e gabuar.
“Nuk kam c’të them për Anxhelo Avdinë. Ka qenë në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Unë vete ndjeva keqardhje. Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si Hoxhë. Kontaktin ja dhashë dikuj tjetër. Kam folur në Encro dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa here. Kam marrë disa herë armë prej tij. Ne Encro Hoxha mbante pseudonimin “Noku”, tha Alibej.
Pjesë nga dëshmia:
Erion Alibej: Po, jam financues i vrasjes së Dorian Shkozës. Anxhelo Avdia ka qenë personi tjeter. Jam pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia, Bujar Cela, Rigers Runaj dhe Emiliano Ramazani.
Në itali kam qenë i dënuar për trafik droge në 2010-2011. Kam bërë edhe burg për këtë nga kam dalë në 2013, mos gaboj. Në këtë grup ka qenë edhe vëllai im i ndjerë Endrit Alibej.
Shtetasin Eno Bedalli e njoh, në mos gaboj ka qenë pjesë e ketij grupi. Kam pasur marrëdhënie të mira me të, familjare.
Vrasjen e Dorian Shkozës e kam porositur pasi kërkoja me çdo kusht Talo Çelën. Nga hetimi që bëra me Nuredinin mësova disa persona të tjerë që kishin marrë pjesë në vrasjen ndaj familjes sime. Nuredi Dumani më tha, që është person që ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi.
Nuk kam c’te them për Anxhelo Avdinë. Ka qenë në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Unë vete ndjeva keqardhje.
Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si Hoxhë. Kontaktin ja dhashë dikuj tjetër. Kam folur në Encro dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt.
Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa here. Kam marrë disa herë armë prej tij. Ne Encro hoxha mbante pseudonimin “Noku”.