Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin, duke lënë të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin ushtarak.
Mes të dëmtuarve janë edhe dy të mitur, ndërsa një 11-vjeçar ndodhet në rrezik për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit Arec Stafa, 34 vjeç, Kjan Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth Djord Demiri 11 vjeç dhe Marko Demiri 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.