Personat që shihni në foto janë viktima Anesti Rama 56 vjeç dhe e bija Ermalinda Rama 26 vjeç. Kjo e fundit është dhe autore e vrasjes së babait të saj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, e cila në bashkëpunim me nënën e saj, Valbona Rama, mbyti me tel të atin dhe më pas tentuan që ngjarjen ta trajtonin si aksidentale.
Ermalinda deklaroi fillimisht në polici se babai Anesti Rama është rrëzuar në tualet dhe për pasojë ka humbur jetën. Dëshmia e 26-vjeçares nuk ishte aspak bindëse, referuar këtu shenjave në qafën e viktimës.
Pas disa orësh marrje në pyetje, Ermalinda ka dëshmuar se ishte ajo që e mbyti babain e saj, pasi ky i fundit nuk e lejonte që ajo të jetonte e lirë, të vishej apo të dilte me shoqërinë. Më tronditëse rastin në fjalë e bën rezultati i marrë nga autopsia e kryer për trupin e viktimës. Përveç mbytjes me tel, Anesti Rama është masakruar dhe në pjesët intime!
Lidhur me këtë ngjaje, ka folur dhe vajza tjetër e familjes Rama, motra e 26-vjeçares, e cila tregon se është telefonuar nga Ermalinda, e cila i ka thënë se babai është rrëzuar në tualet e më pas i ka mbyllur telefonin. Ajo tregon se menjëherë më pas ka telefonuar mamanë, e cila i ka konfirmuar së i ati ka vdekur.
“Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë”, tha ajo për TCH.