Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:
Zona e Qendrës
Zona e Laprakës
Zona e 21 Dhjetorit
Zona e Ish-Parkut
Zona e Tiranës së Re
Zona e Bllokut
Zona e Yzberisht
Grupet e punës po punojnë me për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.
