Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë në Gaza – thotë UNICEF

Sipas Kombeve të Bashkuara, afërsisht 28 fëmijë po vriten çdo ditë në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të saj në ofrimin e ndihmës humanitare shumë të nevojshme.

“Vdekje nga bombardimet. Vdekje nga kequshqyerja dhe uria. Vdekje nga mungesa e ndihmës dhe shërbimeve jetësore”, tha Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF) në një postim në X, shkruajnë mediat e huaja.

Agjencia theksoi se fëmijët në Gaza kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pastër, ilaçe dhe mbrojtje, duke shtuar: “Më shumë se çdo gjë tjetër, ata kanë nevojë për një armëpushim, TANI”.

Siç thekson Al Jazeera, Izraeli ka vrarë më shumë se 18,000 fëmijë – një fëmijë çdo orë – që nga fillimi i luftës së tij në Gaza.


Shtuar 5.08.2025 16:09

Tags: ,