Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit Donald Trump, ka reaguar pas vdekjes së nënës së saj, Ivana, e cila vdiq dje në moshën 73-vjeçare.
Ajo e ka përshkruar nënën e saj me fjalët më të mira, derisa ka thënë se do ta kujtojë gjithë jetën.
“Zemërthyer nga vdekja e nënës sime. Mami ishte brilante, simpatike, pasionante dhe argëtuese. Ajo modelonte forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum – duke mos hequr dorë nga asnjë mundësi për të qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbaj gjallë gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Ivanka.
Ndryshe, Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka vdekur dje në moshën 73-vjeçare.
Ajo ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.
Çifti u divorcua në vitin 1992.