Përpara dasmës që shumë e quajnë ‘ngjarja e vitit’, Venecia po pret shumë yje botërorë dhe figura të shquara.
Ndër të ftuarit e parë që mbërritën në qytet është Ivanka Trump me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre.
Familja Trump u filmua duke shijuar një udhëtim me një varkë tradicionale veneciane dhe më pas u panë duke bërë një shëtitje të relaksuar nëpër qendrën historike të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe medias.
Përveç tyre, pritet edhe mbërritja e një numri të madh personalitetesh të famshme që do të marrin pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
Ndër të ftuarit e paralajmëruar janë Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Eva Longoria, Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Barbra Streisand.
Janë ftuar gjithashtu shumë biznesmenë dhe politikanë. Një ftesë i është dërguar edhe Mbretëreshës Rania Al-Abdullah të Jordanisë.
Ndryshe, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez u detyruan të zhvendosnin vendin e festimit të dasmës së tyre nga qendra e Venecias pas protestave.