Pas një operacioni të policisë në Tiranë, është zbuluar një orë Rolex e vjedhur dhe një armë zjarri.
Operacioni u zhvillua në një nga argjendaritë e kryeqytetit dhe arma u gjet në shtëpinë e banesës së pronarit të argjendarisë.
Sipas burimeve nga Ora News, Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa përsoni që administron argjendarinë në fjalë e shiste atë në dyqanin e tij.
Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, pasi policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen./albeu.com/