Një tjetër ngjarje tronditëse u regjistrua paraditen e sotme ku dy të rinj, 19 dhe 20 vjeçar u përfshinë në një sherr ku mbeti i plagosur një prej tyre me thikë.
19-vjeçari, Ajdin Ajvazi ka qëlluar me thikë 20-vjeçarin, Aron Demiraj ndërsa burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se e ka goditur me thikë në brinjë, qafë dhe shpatull.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa Admir Demiraj, i ati i 20 vjeçarit ka folur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të të birit.
Ai ka nuk ka pranuar të flas përpara kamerave, por ka dhënë një mesazh duke deklaruar se e di se çfarë djali ka rritur.
“Djali im është 19-vjeç, studentë në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marr ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo.
Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë”, – tha babai.
Sherri mes 19-vjeçarit Ajdin Ajvazi dhe të plagosurit, 20-vjeçarit Aron Demiraj, nisi pas fjalëve: “Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”.