I’u grabit shtëpia, si e gjeti autorin? U dha të gjithë shërbëtorëve nga një shkop me gjatësi të barabartë

Një herë u grabit shtëpia e një tregtari të pasur.

Tregtari dyshoi se hajduti ishte njëri nga shërbëtorët e tij. Kështu ai shkoi te këshilltari më i mençur i mbretit i cili quhej Birbal, dhe i tregoi për ngjarjen.

Birbal shkoi në shtëpinë e tregtarit i mblodhi të gjithë shërbëtorët e tij dhe i pyeti një e nga një se kush i vodhi gjërat e tregtarit. Të gjithë e mohuan. Asnjë prej tyre nuk pranoi të kishte dorë në këtë plaçkitje.

Birbal u mendua për një moment, pastaj u dha një shkop me gjatësi të barabartë të gjithë shërbëtorëve të tregtarit dhe u tha atyre se shkopi i hajdutit të vërtetë nesër do të jetë dy centimetra më i gjatë. Të gjithë shërbëtorët duhet të jenë sërish të pranishëm nesër këtu me shkopinj në duar.

Të gjithë shërbëtorët shkuan në shtëpitë e tyre dhe të nesërmen u mblodhën përsëri në të njëjtin vend. Birbal u kërkoi atyre t’i tregonin shkopinjtë e tyre. Njëri nga shërbëtorët e kishte shkopin e tij më të shkurtër për dy centimetra. Kur e pa këtë, Birbal iu drejtua tregtarit dhe i tha: “Ky është hajduti yt, zoti tregtar”.

Më vonë tregtari i çuditur nga e gjitha kjo e pyeti Birbalin: “Si e kapët?”

Birbal u përgjigj: “Hajduti e kishte prerë tashmë shkopin e tij me dy centimetra gjatë natës nga frika se shkopi i tij do të jetë dy centimetra më i gjatë në mëngjes.”

Mësimi:

Ndërgjegjja e papastër herët apo vonë do ta shtyjë në gabim një gënjeshtar. Është shumë e thjeshtë ta kuptosh një të tillë, mjafton të vini në test ndërgjegjen e tij. Frika se mos zbulohet është pikërisht ajo që do ta shtyjë hajdutin të humbë kontrollin e situatës.

E vërteta do të mbizotërojë gjithmonë, ndodh që ajo mund të vonojë të ngrejë krye për të dalë në sipërfaqe, por është e sigurtë se ajo nuk mbytet.