Një 57-vjeçar nga Vora është arrestuar pasi gjatë një kontrolli nga policia në banesën e tij u gjetën armë dhe municion luftarak.
Në kuadër te operacionit policor të koduar “Rifle” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/