Iu gjet plumb pranë zyrës, flet prokurori: Nuk kam dosje të rëndësisë së veçantë

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka kallëzuar dje në polici gjetjen se ka marrë  një mesazh kërcënues, pasi në dritaren e zyrës së tij është gjetur një plumb.

Bajrami është shprehur për mediat se ai nuk ka në dorë çështje të ndonjë rëndësie të veçantë, as armiq dhe se nuk ka asnjë emër të dyshuar për ngjarjen.

“Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet të zbardhur se për kë  ishte,  unë nuk  kam  në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë  armik  dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit”, ka thënë ai.

 


Shtuar 11.06.2021 11:01