Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot disa detaje nga qëndrimi në burg i ish-kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
E ftuar në një emision televiziv, Lala tregoi se pak kohë më parë Veliajt iu bë një festë në burg, ku u vizitua edhe nga i biri.
Lala tha se në javët e para pas arrestimit, Veliaj ka qenë në situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike.
“Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe. Ai mbeti i vetmuar. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS.
Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore.
Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit, por nuk është i momenteve të para. U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte.
Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë”, – tha Lala.