Italianët “ia mbathën” pa paguar, flet pronari i restorantit në Berat: Na falënderuan edhe për ushqimin se u pëlqeu

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht ditën e djeshme një grup turistësh italianë dhe pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorani shpërndau disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Viku Kadëna, pronari i restorantit ka folur për Report tv dhe është shprehur se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën  dhe shërbimet.

“Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentimn nuk ka patur njeri tek arka dhe janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe t’i ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit  shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mire”, është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.

/Albeu.com/


Shtuar 17.08.2023 11:59