Italia ngrihet “në këmbë” pas telefonatës kërcënuese për sulm terrorist

Një telefonatë kërcënuese për  një sulm terrorist në Bolonjë është bërë të martën në  zyrat e gazetës Resto del Carlino.

Sipas agjencisë Ansa, kërcënimi për një sulm terrorist në Bolonjë është i lidhur me rastin e anarkistit të burgosur Alfredo Cospito.

Njësia e operacioneve speciale të policisë foli me oficerin që mori thirrjen dhe po heton ngjarjen.

Ndërkohë, të mërkurën, gazeta mori një letër anonime që kërcënonte kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Croceto mbi politikën e qeverisë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas pushtimit rus.

“Nëse vazhdon, ne do të detyrohemi të marrim masa serioze”, thuhet në letër./Albeu.com/.


Shtuar 2.02.2023 17:35