Italia kërkoi ekstradimin, Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreu e klanit “Farruku”

Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal i trafikut të drogës. Kreu i klanit “Farruku”, u arrestua mbrëmjen e 11 janarit, pasi kërkohet nga Italia me qëllim ekstradimin. Farruku kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu në dhjetor të vitit të kaluar GJKKO deklaroi se konfiskoi 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës. Ndaj Kreshnik Budllës rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

Klani Farruku

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis. Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.

Kush është Kreshnik Farruku?

Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës.


Shtuar 20.05.2025 17:45