Moti i keq që goditi rajonin e Emilia Romagna në Itali ka lënë 14 të vdekur dhe më shumë se 20 mijë të pastrehë.
Ekipet e shpëtimit nxorrën tre persona të vdekur nga balta pasdite në zonën e gjerë të Ravenës.
Në total, fatkeqësi të mëdha janë regjistruar në 42 komuna, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në 27,000 banesa.
Shumë të rinj vullnetarë, ndërkohë, në qytetin e Cesenës dhe më gjerë, nga sot po mbështesin shërbimin e Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikëset në mbështetje të të prekurve. Në Bolonjë, në një kohë të shkurtër më shumë se katër mijë njerëz iu përgjigjën thirrjes për ndihmë vullnetare të drejtuar nga komuna. Prodhuesi i njohur i makinave Ferrari ka njoftuar se do të ndajë një milion euro për të mbështetur të pastrehët.
Severe floods are widespread across Italy’s Emilia Romagna region after heavy rains, with rescue operations underwayhttps://t.co/8xyWy2d9Fw pic.twitter.com/H5EQH9UBHj
— Sky News (@SkyNews) May 17, 2023
Në qytetin e Faenzas, shumë banorë nxituan drejt supermarketeve për të blerë sasi të mëdha ushqimesh, nga frika se mund të pasojnë valë të reja të motit të keq të paprecedentë.
Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, më në fund bëri të ditur se do të kërkojë krijimin e një fondi të posaçëm për riparimin e menjëhershëm të shkollave që ndodhen në rajonet e Emilia Romagna, që pësuan dëme të mëdha nga përmbytjet e tre ditëve të fundit.
Për shkak të motit ekstrem në Itali, zërat e protestës për mungesën e planifikimit nga ana e Romës për pasojat e ndryshimeve klimatike janë në rritje.
Massive floods and landslides after heavy rains in Emilia-Romagna region, Italy ??
TELEGRAM JOIN ? https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/yGt3fY7gqR
— Disaster News (@Top_Disaster) May 16, 2023
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nello Musumetsi tha se brenda 36 orëve kanë rënë 20 cm shi, ndërsa në disa zona sasia e rënë ka arritur në 50 cm.
Nga ana e saj, kryeministrja Georgia Meloni ka thirrur një mbledhje urgjente për të martën e ardhshme.