“Ishte shumë e frikshme”, flet 43-vjeçari që mbeti i bllokuar në kanionet e Gramshit: Pa ndihmë nuk do dilja gjallë

43-vjeçari që mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit, ka reaguar pasi u shpëtua nga forcat RENEA  shëndoshë e mirë.

Andrea Dervishi tregoi se ishte një situatë e frikshme, teksa shtoi se e përballoi të ftohtin me zjarr dhe falenderoi personat që e shpëtuan..

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENEAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 16:09