Ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje kanabisi, pranga për 28-vjeçarin në Vlorë

Policia e Vlorës, ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi ishte i shpallur në kërkim. Në vitin 2020, Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

“Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: 

– L. Gj., 28-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2020, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.02.2024 13:15