Ishte shpallur në kërkim, gjendet pa shenja jete 35-vjeçari në Lushnjë

Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Lushnjë. Polica bën me dije se është gjetur në anë të një are dhe se ai ka qenë shpallur në kërkim.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa mësohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor. Gjithashtu nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes./albeu.com


Shtuar 15.12.2022 18:29