Ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh, i moshuari gjendet i mbytur në lumë

Një burrë i moshuar është gjendur i mbytur në lumin Devoll ditën e sotme. bëhet me dije se 75-vjeçari Q.Z nga fshati Pishaj i gramshit, ishte denoncuar i zhdukur dy ditë më parë nga djali i tij në polici.

Ditën e sotme trupi i tij është gjetur në lumin Devoll. Nga kqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trup.

Njoftimi:

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 19.07.2023 18:01