Ishte në vëzhgim prej 10 ditësh, 52 vjeçari u identifikua aksidentalisht nga Policia teksa kryente kontrolle për kanabis

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja e 52-vjeçarit, Ardian Narkaj, ditën e sotme në zonën e Dukagjinit.

Sipas burimeve, mësohet  se, Policia e Shkodrës prej 2 ditësh ndodhej në zonën e Dukagjinit, ku po zhvillonte operacion për asgjësimin dhe sekuestrimin bimëve kanabis sativa dhe në një moment është pikasur Ardian Narkaj duke kryer lëvizje të dyshimta.

Pasi është konfirmuar se kishin të bënin me një person i cili ishte i shpallur në kërkim, efektivit e ka vëzhguar deri në momentin që forcat RENEA kanë zbarkuar në zonën e Dukagjinit aty ku edhe gjatë momentit të arrestimit të tij u plagos nga forcat RENEA, pasi këta të fundit iu kundërpërgjigjen me armë sulmit të 52-vjeçarit Ardian Narkajt.


Shtuar 25.07.2021 10:27