Ditën e djeshme një 65-vjecar është larguar nga banesa e tij ku ditën e sotme është njoftuar se është gjetur i pajetë në lumin e shtratit Vjosa.
Mësohet se në trup viktima nuk ka shenja dhune ndërkohë policia po zbulon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftim policie
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com