Ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve dhe bizneseve në Firence, arrestohet hajduti 17-vjeçar me origjinë shqiptare

Policia italiane ka vënë në pranga një 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qendër të Firences. I riu është protagonist i disa vjedhjeve mes periudhës 11 qershor-20 shtator.

Më 11 qershor ai hyri në një dyqan në via della Pergola dhe me një shishe qelqi kërcënoi dhe sulmoi pronarin, më pas i vodhi portofolin.

Më 4 gusht, 17-vjeçari ishte bashkëpunëtor në një grabitje të dhunshme ndaj një turisti të mitur francez: në atë rast hajdutët e tjerë u dërguan të gjithë në Sollicciano, ndërsa ai u la në një ambient pritjeje nga ku më pas u arratis. Më 13 gusht ka grabitur një transfertë parash pranë Tregut Qendror. Sipas mediave italiane, i riu tashmë është në burg./albeu.com


Shtuar 3.10.2022 22:17