“Ishte ëndrra ime”, ish mësuesja 102 vjeçare kthehet në auditorët e studentëve

Pas më shumë se 40 vitesh që kishte dalë në pension një ish mësuese italiane ka bërë të mundur sërish ëndrrën e saj për të qenë para studentëve në moshën 102 vjeçare.

Mediat vendase bëjnë me dije se Michela Ponte, e lindur më 25 shtator 1919 e cila ka qenë mësuese letërsisë edhe një herë në këtë moshë ka përjetuar emocionet e të qenët në krye të detyrës.

Bëhuni gjithmonë studioz, sepse pa studiuar nuk do të shkoni askund”, tha ajo me një ton të qetë dhe duke u treguar gjithmonë shumë e kthjellët dhe me kujtesë të mirë në prani të vajzës së saj Isabella Albanese,edhe kjo ish mësuese në klasiken. gjimnazin “Ruggero Settimo”.

Ndërkohë drejtoresha Bernardina Ginevra dhe mësueset Rossana Amico, Marzia Palmeri, Valentina Lo Stimolo dhe Valerio Passini, si dhe Dario Ruvolo nga kooperativa “Etnos”, u shprehen se ky takim ishte ndër më emocionuesit.

“Takimi i organizuar midis Prof. Michele Ponte Albanese dhe fëmijëve – shpjegoi Prof. Rossana Amico, e cila është gjithashtu menaxhere e shtëpisë së të moshuarve “Nonni Felici 4.0” në Caltanissetta – është i pari nga ato të planifikuara së bashku me të ftuarit tanë, të cilët kështu kanë mundësinë të kuptojnë ende se çfarë është “Ëndrra e jetës së tyre” dhe të jenë në gjendje të ndajnë me të tjerët përvojën e bërë më parë. Tjetra që do të bëjmë do të jetë me një ish-drejtor stacioni, i cili do të tregojë përvojën e tij të punës dhe do të shpjegojë se si e ka vënë atë në veprim”, ka thënë ajo.

Ish mësuesja 102 vjeçare, sapo hyri në klasë,  u ul pas tavolinës dhe me një regjistër të vitit 1939 që ishte blerë për këtë rast, ajo simuloi fillimin e një mësimi të vërtetë duke  pyetur dhe nisur bashkëbisedim me të pranishmit.