Një 40-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, ku ishte duke punuar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, ku shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 4
0-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.