Ishte duke notuar, pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë turisti suedez në Sarandë

Një 73-vjeçar, turist suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 12:00, në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur kur Benqt Old Tixer, 73-vjeç, nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.

Bëhet me dije se pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca, por 73-vjecari ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet që 73-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.


Shtuar 25.08.2024 20:03