Ishte dita e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi, u përplas nga ekskavatori

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Greqi.

Siç bën me dije protothema.gr ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve të DEVAA në Agrinio.

25-vjeçari shqiptar e kishte ditën e parë të punës.

Aksidenti tragjik ka ndodhur orës 10:15 të mëngjesit të së premtes në Rema Rebelia (rruga Ethnikis Aneksartisias Agios Konstantinos), konkretisht në kryqëzimin me rrugën 3 Shtatori.

Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen./Albeu.com. 


Shtuar 22.09.2023 13:28